Shoqata e Mërgimtarëve të Tërnocit "Jehona" jehoi me orën letrare në Zvicër
Në studio "Syri Blu", të Zvicrës, SHKMT "Jehona", organizoi një orë letrare me krijues nga diaspora dhe vendlindja.Orën letrare e konsideroi të hapur kryetari i shoqatës, Musa Salihu, i cili rreth vetes kishte poetë e krijues, të cilët kanë bërë emër edhe në Zvicër, si dr. Llukman Halili, Vaxhid Xhelili, Arif Osmani, Murat Avdiu, Rafet Ademi dhe të tjerë.
Ora letrare u përshkua me muzikë e ekspozitë fotografishë.
SHKMT ” Jehona”, është një shoqatë kulturore e krijuar nga tërnocasit, e cila aktivitetin e shtrinë në Zvicër dhe po krijon ura bashkëpunimi me vendlindjen.
Ndonëse “Jehona” është e re, në rrugën e saj, ajo ka filluar të shënoj hapa pozitiv në promovimin e vlerave kulturore në diasporë dhe vendlindje, duke qenë një zëdhënëse e shpirtit kulturor të shqiptarëve në vendlindje e diasporë.
Kjo shoqatë ka kontribuar deri më tani në promovime librash në Zvicër si dhe shtrirjen e aktivitetit kulturor në relacionin Zvicër- Bujanoc, e vecmas te fëmijët e kësaj komune.